Në një ngjarje në Kanberra shënohet 30 vjetori i marrëdhënieve diplomatike me Australinë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së punës në Australi, mori pjesë dhe mbajti fjalim në një ngjarje me të cilën u shënua 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Australisë, informojnë nga Ministria.

Shkup, 14 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së punës në Australi, mori pjesë dhe mbajti fjalim në një ngjarje me të cilën u shënua 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Australisë, informojnë nga Ministria.
Në ngjarje fjalime kishin edhe Ana Ali, ministre e Vetëqeverisjes Lokale dhe Rinisë të Australisë Perëndimore dhe Kasandra Fernando, deputete në Parlamentin australian.
Në fjalim para përfaqësuesve të komunitetit maqedonas, ekonomistëve të shquar, ministrave nga qeveria federale dhe rajonale, deputetëve dhe përfaqësuesve të korit diplomatik, ministri Mucunski theksoi përshtypjet pozitive nga vizita dhe shprehu kënaqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, të ndërtuara në tre dekadat e fundit.
Ministri Mucunski ka theksuar se kjo vizita e tij e parë në nivel të lartë politik pas 15 vitesh paraqet një konfirmim të fuqishëm për përpjekjet e ndërsjella për intensifikimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor dhe gjithëpërfshirës nga interesi i ndërsjellë. Edhe pse bashkëpunimi i deritanishëm përfshiu shumë segmente shoqërore, ai ka theksuar se para dy vendeve qëndron një potencial i madh i cili fillimisht duhet të shfrytëzohet.
Theks i veçantë është vendosur në rolin e diasporën së Maqedonisë në Australi, e cila, siç ka thënë, paraqet një urë të fortë ndërmjet dy vendeve, duke nxitur lidhje kulturore dhe ekonomike. Ministri Mucunski ka theksuar edhe vlerën e diasporës si shtytës të bashkëpunimit dypalësh dhe faktor që kontribuon drejt përforcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Australisë. sa/
foto: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme