• петок, 05 декември 2025

Në mëngjes mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës temperatura deri 20 gradë

Në mëngjes mot i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës temperatura deri 20 gradë

Shkup, 14 nëntor 2025 (MIA) – Moti sot në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës kryesisht me diell me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -3 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 15 deri 20 gradë. 

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 17 gradë. 

Siç informon DPHM, sot dhe gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë. Në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës në disa lugina. Të hënën vranësirat do të rriten, ndërsa nga e marta do të ketë reshje lokale të shiut. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан