Në Minesota protesta pasi u vra një grua e cila ka penguar konvojin e agjentëve emigrues
- – Një agjent i Shërbimit amerikan për emigrim dhe dogana (ICE) ka qëlluar dhe vrarë një grua në automobilin e saj në Mineapolis, pas çka shpërthyen protesta të popullatës për shkak të vrasjes.
Shkup, 8 janar 2026 (MIA) – Një agjent i Shërbimit amerikan për emigrim dhe dogana (ICE) ka qëlluar dhe vrarë një grua në automobilin e saj në Mineapolis, pas çka shpërthyen protesta të popullatës për shkak të vrasjes.
Autoritetet thonë se të shtënat ishin në vetëmbrojtje, por kryetari i qytetit e quajti “të papërgjegjshme” dhe të panevojshme dhe kërkoi që Shërbimi për emigrim të shkojë nga qyteti.
Incidenti ka ndodhur gjatë një kontrolli në komunikacion në një zonë banimi në jug të qendrës së qytetit, disa blloqe nga disa nga tregjet më të vjetra për emigrantë në qytet dhe rreth një milje nga vendi ku Xhorxh Fllojd ishte vrarë nga policia në vitin 2020.

Momenti i të shtënave drejt automjetit
Qindra protestues të zemëruar u mblodhën shpejt pas vrasjes së gruas. Ministrja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noam, e quajti incidentin "akt terrorizmi të brendshëm" kundër nëpunësve federalë nga një grua, për të cilën tha se "u përpoq t'i godiste dhe t'i shtypte me automjetin e saj".
Kryetari i Mineapolisit, Xhejkob Fraj, i quajti këto fjalë “të pakuptimta” dhe e kritikoi shpërndarjen e më shumë se 2.000 nëpunësve për emigrim në qytetet e Perëndimit të mesëm Mineapolis dhe Sent Poll në shtetin Minesota.
Ai kërkoi që agjentët të largohen.
“Ata po shkaktojnë kaos në rrugët tona, ndërsa në këtë rast, po vrasin njerëz”, shtoi ai.

Disa video të kapura nga kalimtarë po shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale, duke treguar se si një automjet terreni u bllokon rrugën agjentëve. Një nëpunës emigracioni zbret nga automjeti i tij dhe i afrohet automjetit të terrenit të një gruaje të parkuar në mes të rrugës, duke i thënë shoferit të hapë derën dhe të kapë dorezën. Gruaja më pas e çon automjetin përpara, dhe një nëpunës tjetër nxjerr një armë dhe qëllon të paktën dy herë nga afër ndërsa automjeti lëviz, duke e vrarë atë. Autoritetet thonë se automjeti po lëvizte drejt tij, prandaj ai qëlloi; të tjerë thonë se gruaja thjesht donte të largohej pa treguar dokumentin e saj të identifikimit.
Në konferencë për media ministrja Noem deklaroi se gruaja ka bërë përpjekje të shkelë oficerin gjegjësisht se ai ishte goditur nga vetura, pas çka ishte kontrolluar në spital, ishte trajtuar dhe ishte lëshuar që të shkojë në shtëpi. fc/
Foto: EPA, printskrin