Në Meksikë vritet një gazetar
- Në qytetin meksikan Posa Rika dje u vra një gazetar nga shteti federal Verakruz, njoftuan sot autoritetet lokale.
Meksiko Siti, 9 janar 2026 (MIA) - Në qytetin meksikan Posa Rika dje u vra një gazetar nga shteti federal Verakruz, njoftuan sot autoritetet lokale.
Komisioni Shtetëror për Mbrojtje dhe Mbështetje të Gazetarëve kumtoi se e dënon vrasjen dhe bëri thirrje për hetim të përgjithshëm. Komisioni, sipas ligjit e publikoi vetëm emrin e gazetarit të vrarë, por mediat lokale raportuan se i vdekuri është Karlos Kastro, drejtor i portalit "Kodigo Norte Verakruz", i cili ka shkruar edhe për mediat tjera rajonale.
Kastro, i cili kohë më parë është kthyer në Posa Rika pasi disa muaj i kaloi jashtë Verakruzit për shkak të kërcënimeve. Ai dje u qëllua në një restoran.
Kastro është gazetari i parë i vrarë në vitin 2026 në Meksikë, një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët. Në Meksikë vitin e kaluar u vranë gjashtë gazetarë dhe punonjës mediatik. sa/
foto: MIA arkivi