Në lakrat e kthyera nga Kroacia nuk janë gjetur substanca të ndaluara për mbrojtje
- Nga kontrolli i kryer te prodhuesi i lakrës së sapo kthyer nga Kroacia për shkak të gjoja parregullsisë së saj dhe analizave të kryera rezultoi se në kulturën bujqësore të theksuar nuk është detektuar përdorim i substancave të ndaluara për mbrojtje. Këtë e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarësi dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ndodhet në Ohër.

Ohër, 23 janar 2025 (MIA) - Nga kontrolli i kryer te prodhuesi i lakrës së sapo kthyer nga Kroacia për shkak të gjoja parregullsisë së saj dhe analizave të kryera rezultoi se në kulturën bujqësore të theksuar nuk është detektuar përdorim i substancave të ndaluara për mbrojtje. Këtë e theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarësi dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, i cili ndodhet në Ohër.
"Për dërgesën e kthyer nga Kroacia është intervenuar menjëherë, është kontrolluar se kush është prodhuesi, e kush eksportuesi. Nëpërmjet Inspektorati për bujqësi janë kryer kontrolle shtesë, janë marrë mostra nga produkti i eksportuar. Analizat e bëra dolën negative, përkatësisht treguan se një preparat i tillë nuk është përdorur në kulturat bujqësore", tha Tripunovski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me rastin.
Ministri Tripunovski tha se nuk e di nëse ky është një gabim i kontrolleve kufitare kroate, por kategorikisht deklaroi se në Maqedoni te bujku në fjalë nuk janë gjetur pesticide të tilla të paligjshme në Maqedoni dhe as analizat nuk kanë treguar përdorimin e substancave të ndaluara.
Ai theksoi se janë forcuar kontrollet në fushën e tregtimit të paligjshëm, gjegjësisht të paautorizuar me preparate për mbrojtjen e bimëve.
"Jemi duke punuar në zgjerimin e listës së lejuar të preparateve, në mënyrë që bujqit të kenë qasje në më shumë preparate që janë ndoshta më të lira dhe më efikase", tha ministri Tripunovski. ls/
Foto: MIA