Në Kuvend mbledhje për pyetjet e deputetëve
- Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 32-të plenare, në të cilën, në rend dite janë pyetjet e deputetëve.

Shkup, 30 janar 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 32-të plenare, në të cilën, në rend dite janë pyetjet e deputetëve.
Mbledhjet për pyetje të deputetëve mbahen të enjten e fundit të muajit, ndërkaq sipas praktikës së deritanishme, të parët për parashtrim të pyetjeve për kryeminsitrin dhe ministrat janë deputetët nga opozita.
Në pauzë, pritet të mbahet vazhdimi i mbledhjes së 33-të dhe të votohet për ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese.
Paraprakisht, paradite kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do ta mbajë brifingun e rregullt me gazetarë. ab/
Foto: Arkivi