Në Kuvend mbledhje do të mbajnë tre komisione
- Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione - Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje tre komisione - Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet do të debatojnë për Planin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimeve për vitin 2025.
Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes për Instrument mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për aranzhmane të posaçme për zbatimin e përkrahjes nga Unioni në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje, është në rend të ditës të Komisionit për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme dhe Komisionit ligjdhënës-juridik. bsh/
Foto: MIA arkiv