Në Kuvend do të mbajnë mbledhje dy komisione
- Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione - Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbajnë mbledhje dy komisione - Komisioni për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Në rend të ditës në Komisionin për Transport, Transformim Digjital, Mjedisi Jetësor dhe Planifikim Hapësinor është Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në lexim të dytë.
Para anëtarëve të Komisionit Ligjvënës-Juridik janë Propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind të popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Propozim ligji për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për Menaxhimin e Objekteve Sportive në Pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut - Shkup dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të gjitha në lexim të dytë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s