Në Kuvend deputetët e opozitës do t'u parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave
- Kuvendi sot do ta mbajë seancën e parë plenare pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Para fillimit të seancës së 70-të kryeministri dhe ministrat dy orë do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve të opozitës.
Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Kuvendi sot do ta mbajë seancën e parë plenare pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Para fillimit të seancës së 70-të kryeministri dhe ministrat dy orë do të përgjigjen në pyetjet e deputetëve të opozitës.
Në propozimin e rendit të ditës të seancës së 70-të janë verifikimi i mandatit të deputetëve në Kuvend, propozimi për emërimin e anëtarit të Këshillit Fiskal, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari shkencore-hulumtuese, nën numrin arkivor 08-4406/1, zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari shkencore hulumtuese, nën numrin arkivor 08-5175/1, propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës fëmijërore dhe të drejta për fëmijët, Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Azerbejxhanit për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare dhe Propozim-ligji për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurë të përbashkët tranzitore.
Në lexim të parë të seancës janë ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për të drejtat e komuniteteve të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës, Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, Ligjin për tatimin e vlerës së shtuar, Ligjin për kontroll kufitar dhe Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në bazë të detyrimeve publike në depozitë të përhershme në Ndërmarrjen Publike për ekonomizim me objektet për sport në pronësi të Republikës së Maqedonisë-Shkup.
Pas përfundimit të seancës së 70-të, Kuvendi duhet ta mbajë vazhdimin e seancës së 19-të, pikat e mbetura në rend të ditës për shqyrtim janë Plani Financiar i Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional të Financuar Plotësisht për vitin 2025 dhe Propozim vendimi për pëlqimin e Vendimit për shumën e tarifës mujore të ngarkuar nga Agjencia për Mbikëqyrjen e Sigurimit Pensional të Financuar Plotësisht nga Shoqatat e Pensioneve për vitin 2025. sa/
FOTO: Arkivi