Në Kuvend aktivitet edukativ "Kam qëndrim!" për nxënës të shkollave të mesme
- Në Kuvend sot do të mbahet aktivitet edukativ "Kam qëndrim!" për nxënës të shkollave të mesme.
Shkup, 4 nëntor 2025 (MIA) - Në Kuvend sot do të mbahet aktivitet edukativ "Kam qëndrim!" për nxënës të shkollave të mesme.
Në ngjarje, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, pjesëmarrës do të jenë nga SHM "Gjorgji Dimitrov" - Shkup.
Aktiviteti edukativ "Kam qëndrim!" paraqet simulim të procesit të shqyrtimit të propozim-ligjeve në suaza të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi është afrimi i punës së Kuvendit dhe procesit të sjelljes së ligjeve drejt popullatës së re, që do të kontribuojë për zhvillim të vetëdijes së tyre për demokracinë dhe do t'i nxisë dhe përgatisë për kritikë dhe përfshirje shoqërore dhe politike. ab/
Foto: Kuvendi FB