Në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komunash
- - Në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë, sot mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetarë komune pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33,33 për qind) e votuesve të regjistruar, që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Sipas Kodit Zgjedhor, për t'u zgjedhur kryetar komune në votimin e përsëritur, është e nevojshme që njëri nga kandidatët të marrë më shumë se gjysmën e votave të qytetarëve që do të votojnë në zgjedhje.
Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendra Zhupë, sot mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetarë komune pasi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 19 tetor të vitit të kaluar nuk u arrit pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretës (33,33 për qind) e votuesve të regjistruar, që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Sipas Kodit Zgjedhor, për t'u zgjedhur kryetar komune në votimin e përsëritur, është e nevojshme që njëri nga kandidatët të marrë më shumë se gjysmën e votave të qytetarëve që do të votojnë në zgjedhje.
Votimi fillon në orën 7:00, ndërsa përfundon në orën 19:00. Votuesit në vendvotime do të identifikohen me dokumente të vlefshme identifikimi – letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa gjithashtu identiteti i tyre do të vërtetohet edhe me aparatet për identifikim biometrik.
Në Gostivar do të votohet në 120 vendvotime, ndërsa në Listën Zgjedhore janë regjistruar 82 870 qytetarë me të drejtë vote, 78 185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, përderisa në Listën e veçantë zgjedhore për persona të cilët jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 4 604 votues.
Në Mavrovë Rostushë ka 40 vendvotime, ndërsa në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 10 575 votues, nga të cilët 9 622 janë në Listën e veçantë zgjedhore për banorët e Komunës, 951 janë jashtë vendit.
Në Vrapçisht në 39 vendvotime duhet të votojnë 27 279 qytetarë me të drejtë vote, prej të cilëve 26 318 janë banorë rezidentë të Komunës përderisa në Listën e veçantë zgjedhore që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 950.
Numri i votuesve në Qendra Zhupë të regjistruar në Listën Zgjedhore është 7 562, nga të cilët 6 305 janë në komunë, ndërsa 1 257 persona janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore për votuesit jashtë vendit. Aty do të votohet në 16 vendvotime.
Dje në këto komuna votuan të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, si dhe të burgosurit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhje (KSHZ) gjatë ditës në konferenca për media dhe përmes kumtesave do të informojë për rrjedhën e votimit dhe për jehonën e votuesve. Rezultatet e para të votimit do të publikohen pasi te ata të mbërrijnë nga komisionet zgjedhore komunale.
Sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), në këto komuna, në rrethin e parë më 19 tetor, nuk u arrit pjesëmarrja ligjore prej të paktën një të tretën (33,33 përqind) të votuesve të regjistruar, gjë që është kusht që zgjedhjet të konsiderohen të suksesshme. Në Gostivar pjesëmarrja ishte 33,31 për qind, në Vrapçisht 25,18 për qind, në Mavrovë dhe Rostushë 30,31 për qind dhe në Qendër Zhupë 21,49 për qind. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s