Në Kodrën e Diellit nesër fillon sezoni i skijimit
- Duke filluar nga nesër, e diel 11 janar, do të mund të skijohet në Kodrën e Diellit, informoi sot menaxhmenti i Qendrës së skijimit në Tetovë. Pas reshjeve të dendura të borës këto ditë, ka pasur mbulesë të mjaftueshme të borës për të përgatitur pistat e skijimit.
Tetovë, 10 janar 2026 (MIA) – Duke filluar nga nesër, e diel 11 janar, do të mund të skijohet në Kodrën e Diellit, informoi sot menaxhmenti i Qendrës së skijimit në Tetovë. Pas reshjeve të dendura të borës këto ditë, ka pasur mbulesë të mjaftueshme të borës për të përgatitur pistat e skijimit.
"Sezoni dimëror 2026 hapet zyrtarisht, teleferikët do të jenë në funksion nga ora 08:45 deri në orën 15:00. Të gjithë ata që kanë blerë bileta sezonale do të mund t'i tërheqin ato direkt në biletarinë në Kodrën e Diellit", tha drejtori teknik Stanislav Bojçeski.
Skiatorët do të kenë mundësinë të përdorin të katër teleferikët e skijimit Potok 1 dhe Potok 2, Aerodrom dhe GE si dhe teleferikët Sh. Ilija, Ceripashina dhe teleferikun e ri me gjashtë ulëse.
Foto: arkivi i MIA-s