• сабота, 22 февруари 2025

Në Indi e humbën jetën 11 persona pasi që u përplasën nga treni

Në Indi e humbën jetën 11 persona pasi që u përplasën nga treni

Nju-Delhi, 22 janar 2025 (MIA) - Së paku  11 persona e humbën jetën, ndërsa pesë janë lënduar kur ata i goditi treni derisa ishin duke ikur në panik për shkak të alarmit për zjarr.

Përfaqësues të hekurudhës dëshmuan se udhëtarët kishin zbritur nga treni për Mumbai në shtetin Maharashtra kur i goditi treni i cili vinte nëpër binarë të tjerë.

Treni nga i cili dolën kishte qëndruar kur dikush e ka tërhequr frenin për raste urgjente, por nuk dihet nëse me të vërtetë ka shpërthyer zjarr apo bëhet fjalë për alarm të rrejshëm.

India ndau 30 milionë dollarë për modernizim të hekurudhës në vitet e fundit, por fatkeqësitë akoma janë të shpeshta. ab/

Foto: Skrinshot

Остани поврзан