• сабота, 22 февруари 2025

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjet e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 21 shkurt 2025 (MIA) – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. 

Në seancën e kaluar gjyqësore ishin prezantuar dëshmi materiale nga ana e Prokurorisë Publike, të cilat përfshinin lëndë të grumbulluara nga vendi i ngjarjeve dhe raporte nga përgatitja teknike e automjetit Reno Kangu. 

Prokuroria propozoi që të prezantohen edhe gjashtë disqe CD me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të akuzuarit Velibor Manev, në të cilat gjendet material nga kamerat e sigurisë, i cili i përfshin ditët prej 20.11 deri më 3.12 2023 me mbikëqyrje 24 orëshe. 

Por, mbrojtja e Palevskit nuk pranoi me sqarim se nuk ishin vendosur në listën e dëshmive dhe kërkoi kohë shtesë për mbikëqyrje në to. 

Përveç vendimit të gjykatësit për dëshmitë e reja, në seancën e sotme pritet edhe vendimi i Prokurorisë Publike për kërkesën e të akuzuarit Lupço Palevski, i cili në seancën e kaluar kërkoi për herë të dytë që prokuroret Zhaklina Krstevska Josifovska, Ana Stojkoviq Dimitrovska të cilat e udhëheqin lëndën, të përjashtohen, si dhe shefi i PTHP Shkup Gavril Bubevski. Arsyet pse Palevski kërkon përjashtimin janë, siç tha ai, keqpërdorimi i pushtetit dhe paragjykimet.

Lupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vlatko Keshishov dhe Aleksandar Gjorçevski akuzohen se kanë planifikuar bashkërisht rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të sigurojë para për shpërblim. Rrëmbimi i të dëmtuarit, Pançe Zhezovski, në Veles, sipas aktakuzës, ka qenë me qëllim që ta detyrojë t'ua japë automjetin e tij “Citroen”, në mënyrë që ta përdorin për ta rrëmbyer fëmijën në Shkup.

Vanja e mitur dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin denoncuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor të vitit 2023. fc/

Fotografia: MIA

 

Остани поврзан