Në Gjykatën penale aktvendim për rastin "Geriatria"
- Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin "Geriatria", ku Muhsin Arifi - ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti - i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Në Gjykatën themelore publike sot duhet të shpallet aktvendim për rastin "Geriatria", ku Muhsin Arifi - ish drejtor i Spitalit të specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative dhe Blerim Amiti - i punësuar në klinikë ngarkohen për marrjen e rryshfetit dhe shpërblesës për ndikim kundërligjor.
Sipas aktakuzës, Arifi, drejtor i ISHP Spitali i specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative, ka kërkuar dobi pronësore prej 20.000 eurove për të mundësuar pranim të pacientes në gjendje të rëndë shëndetësore. Amiti, i cili paraprakisht e ka njohur dëshmitarin, u ofrua të ndërmjetësojë dhe e ka marrë shumën e parave, me ç'rast është kapur në vendin e ngjarjes nga policia.
Të akuzuarit në fillim të gjykimit u prononcuan se nuk ndjehen fajtorë për veprat që u ngarkohen.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Iskra Haxhi Vasileva. bsh/
Foto: MIA arkiv