• вторник, 09 декември 2025

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

7 dhjetor 2025 (MIA)

1598. - Lindi Xhovani Lorenco Bernini, skulptor italian, ndërtues, fotograf dhe shkrimtar. Vdiq më 28 nëntor të vitit 1680.

1863. - Lindi kompozitori italian Pjetro Maskanjo, Veprat: operat "Iris", "Miku Fric" dhe t. tjera.

1894. - Vdiq Ferdninand de Lesens, diplomat, inxhinier francez dhe ndërtues i Kanalit të Suezit.

1922. - Irlanda Veriore votoi për ndarje nga Republika e Ilrandës.

1924. - Lindi burrshtetasi portugez Mario Soares. Pas rrëzimit të diktaturës në Portugali në vitin 1974 tre herë është zgjedhur kryetar i Qeverisë. Në vitin 1986 u bë shef i shtetit dhe ështl personi i parë civil në funksionin president i Portugalisë pas 60 viteve.

1941. - Britani e Madhe në Luftën e Dytë Botërore i shpalli luftë Hungarisë, Rumanisë dhe Ginlandës, vende të cilat si anëtare të Paktit trepalësh morën pjesë në agresionin mbi bashkimin sovjetik.

1965. - Asambleja Parlamentare e OKB-së miratoi Deklaratë për zgjerimin mes rinisë së idealit për paqe, respekt reciprok dhe mirëkuptim midis popujve.

1975. - Armata indoneziniane e pushtoi koloninë e mëparshme portugeze Timorin Lindor.

1988. - Në tërmetin në Armeni e humbën jetën më shumë se 25.000 njerëz, ndërsa gjysëm milion mbetën pa kulm mbi kokë. U shkatërruan më shumë se 10 për qind nga industria armene.

1992. - Qeveria e Indisë e ndaloi lëvizjen fundamentaliste.

1993. - Në Shkup vdiq Bllazhe Koneski, akademik, njëri nga krijuesit më të theksuar kulturor, shkrimtar, poet dhe shkencëtar, krijimtaria hulumtuese e tij dha rezultate të mëdha në literaturën maqedonase dhe në sferën e gramatikës dhe në historisë së gjuhës maqedonase dhe në sferën e historisë kulturore të popullit maqedonas.

1995. - Në Athinë diplomati Aleksandar Maljas, u emërua shef i Zyrës për ndërlidhje, në kryeqyetin e Republikës së Maqedonisë.

2001. - Forcat e Aleancës Veriore në Afganistan e ndërmorën kontrollin ndaj qytetit Kandahar, vendstrehimin e fundit i talebanëve.

2007. Ministria e Shëndetësisë në Ugandë zyrtarisht njoftoi se në vend më shumë se 100 persona janë infektuar nga ebola. Në paraqitjen e mëparshme të ebolës në Ugandë në vitin 2000 dhe 2001 u sëmurën 425 persona, ndërsa gjysma e tyre vdiq.

Остани поврзан