• сабота, 06 декември 2025
Në ditën e sotme

28 nëntor 2025 (MIA)

1443. - Gjergj Kastriot Skënderbeu ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës. Ndërkaq 469 vjet më vonë, më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

1520. - Lundërtari portugezi Fernando Magelan, lundroi në Pacifik, duke kaluar nëpër ngushticën amerikanojugore e cila sot e mban emrin e tij.

1632. - Lindi Jean-Baptiste Lull, kompozitor, dirigjent dhe vilonist francez,me origjinë italiane. Veprat: operat "Tezej", Persej", Kadmis dhe Hermion", Alsesta", Psika", Amadis nga Galia", "Armida", etj. Vdiq më 22 mars të vitit 1687.

1680. - Në Romë vdiq Giovani Lorenzo Bernini, arkitekt, skulptor, piktor poet, regjisor dhe organizator i solemniteteve publike. Si njëri ndër përfaqësuesit e barokut, pati ndikim mbi arikitekturën e shekullit 18. Lindi në Napoli, më 7 dhjetor të vitit 1598.

1806. - Armata franceze e Napoleon Bonapartës hyrë në Varshavë.

1820. - Lindi Frederik Engels, socialist gjerman dhe bashkëpunëtor i Karl Marksit.

1821. - Panamaja shpall pavarësinë e saj nga Spanja dhe bashkohet me Republikën e Kolumbisë.

1855. - Lindi Hoze' Iturbi, pianist i famshëm spanjoll.

1905. - Artur Grifit themelon në Dublin partinë politike irlandeze Shin Fen.

1938. - U krye transmetimi i parë i Radio Tiranës, radio e parë shqiptare.

1941. - Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ushtria ruse merr Rostovin.

1942. - Rreth 500 vetë gjetën vdekjen gjatë zjarrit që përfshiu klubin e natës "The cocoanut Grove" në Boston.

1943. - Çërçilli, Rusvelti dhe Stalini takohen në Teheran për vijëzimin e veprimeve te ardhshme të Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore dhe vendosën një të ardhme të pas Luftës.

1964. - Anija kozmike amerikane "Marinës 4" lëshohet për një udhëtim kozmik drejt Marsit.

1975. - Pas një lufte civile, krahu i majtë i Frontit Revolucionar për Timorin Lindor të Pavarur e shpalli këtë të fundit të pavarur nga Indonezia.

1979. - Një aeroplan DC-10 i shoqërisë Air Zealand, në fluturim nga Okland për në Polin e Jugut, godet malin Erebus në Antarktidë, duke shkaktuar vdekjen e 257 personave që ndodheshin në bord.

1987. - Të gjithë 160 pasagjerët në bordin e aeroplanit Boing 747 të Afrikës së Jugut, vdiqën pas rrëzimit të avionit në Oqeanin Indian pranë ishujve Mauntius.

1989. - Parlamenti i Çekosllovakisë votoi për heqjen e të drejtës së monopolit të Partisë Komuniste mbi pushtetin politik.

1994. - Gjatë një referendumi, Norvegjia kundërshtoi anëtarësimin në Bashkimin Europian.

1995. - Republika e Çekisë u bë anëtarja e 26 e OECD )Organizatë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim).

1996. - Algjerianët votojnë pothuajse në mënyrë unanime për ndryshime të Kushtetutës në lidhje me largimin e partive politike islamike.

1997. - Në Shkup, në mënyrë solemne është hapur Ambasada e Austrisë në Republikën e Maqedonisë.

1999. - Njerëz të armatosur dhe të panjohur vrasin udhëheqesin islamik algjerian Hashami. Vrasja u krye në zemër të kryeqytetit Algjer.

2000. - Partia liberale kanadeze e kryeministrit Jean Chretien fitoi në zgjedhjet, me rritjen e numrit të deputetëve të saj në Dhomën e Komunave, në krahasim me numrin e deputetëve të tre partive më të vogla.

2004. - Në shpërthimin e gazit në minierën për qymyr Çenxhijashan në veri të Kinës jetën e kanë humbur 166 minatorë.

 

 

Остани поврзан