Në Dibër deri në orën 17 kanë votuar 36 për qind e qytetarëve të regjistruar në listën e vetme zgjedhore
- Në komunën e Dibrës deri në orën 17 kanë votuar 7089 ose 36 për qind nga numri i përgjithshëm prej 19.763 personave, të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, që është për 1 për qind më shumë krahasuar me raundin e parë, konfirmoi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së, duke shtuar se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.
Dibër. 2 nëntor 2025 (MIA) - Në komunën e Dibrës deri në orën 17 kanë votuar 7089 ose 36 për qind nga numri i përgjithshëm prej 19.763 personave, të regjistruar në listën e vetme zgjedhore, që është për 1 për qind më shumë krahasuar me raundin e parë, konfirmoi për MIA-n, Rilind Hasa, kryetar i KKZ-së, duke shtuar se procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme.
Sipas tij, katër ankesat e paraqitura deri në orën 15 nga njerëz që nuk mund të gjendeshin në listën e votuesve janë pranuar. Ankesa të tjera nuk ka.

Në raundin e parë të zgjedhjeve dalja ishte 35 për qind, përkatësisht deri në orën 17:00 kanë votuar 6835. Krahasuar me raundin e dytë të zgjedhjeve të fundit, në vitin 2021, përqindja e daljes sot është më e ulët për 4,13 për qind, atëherë deri në orën 17 kanë vtuar 7523 ose 40,13 për qind.
Dje, në këtë komunë, të drejtën e votës në kushte shtëpie e realizuan 130 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm që është për 54 më shumë se në raundin e dytë të zgjedhjeve dy javë më parë. ls/