Në bulevardin "Iliria" dhe parkun e qytetit në Dibër janë mbjellur 40 fidane bliri
- Komuna e Dibrës në bashkëpunim me shoqatën "Man and Mountain" ndërsa me sponzorizim të kompanisë "Knauf" sot u realizua aksion për mbjellje të fidaneve të blirit në dy lokacione në qytet.
![Në bulevardin](https://mia.mk/images/20240308173447_big_730x400_89.webp )
Dibër, 8 mars 2024 (MIA) - Komuna e Dibrës në bashkëpunim me shoqatën "Man and Mountain" ndërsa me sponzorizim të kompanisë "Knauf" sot u realizua aksion për mbjellje të fidaneve të blirit në dy lokacione në qytet.
"Sot mbollëm 40 fidane bliri në bulevardin 'Iliria', si dhe në parkun e qytetit në sheshin 'Skënderbeu'. Obligimi më i rëndësishëm i komunës është ujitja në 6 muajt në vijim një herë në javë. U bëj thirrje qytetarëve t'i mbrojmë, të mos i dëmtojmë fidanet, të coëat do t'i japin një pamje të re qytetit", tha kryetari i Komunës, Hekuran Duka.
Ai së bashku me kryesinë e kompanisë "Knauf" dhe të shoqtës mori pjesë në mbjelljen e fidaneve.
Sipas Dukës, "Knauf" dhuroi 80 fidane, 40 orej tyre do t'u ndahen shkollave fillore dhe kopshtit të fëmijëve. ab/
Foto: МIА