Në aksidentin ajror në Kolumbi kanë humbur jetën 66 ushtarë
- Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak kolumbian kanë humbur jetën 66 pjesëtarë të forcave të armatosura, deklaroi shefi i Mbrojtjes, Uho Alehandro Lopes Bareto.
Bogota, 24 mars 2026 (MIA) - Në rrëzimin e aeroplanit ushtarak kolumbian kanë humbur jetën 66 pjesëtarë të forcave të armatosura, deklaroi shefi i Mbrojtjes, Uho Alehandro Lopes Bareto.
Ai theksoi se në aeroplan ka pasur 128 njerëz gjegjësisht 11 pjesëtarë të forcave kolumbiane të aviacionit, 115 pjesëtarë të armatës dhe dy pjesërarë të policisë kombëtare.
Aeroplani C-130 Herkules fluturoi nga Puerto Leguizamo deri në Puerto Asis, por u rrëzua pas fluturimit. Ende është i panjohur shkaku i fatkeqësisë. mb/
Foto: EPA