Nxënësit e talentuar të Çairit vazhdojnë rrugëtimin drejt suksesit në matematikë!
- Sot, në ambientet e Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës pati kënaqësinë të presë një grup nxënësish të talentuar nga shkollat fillore të komunës, të cilët kanë fituar vendet e 1, 2 dhe 3 në garën komunale të matematikës.

Shkup, 11 shkurt 2025
Sot, në ambientet e Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës pati kënaqësinë të presë një grup nxënësish të talentuar nga shkollat fillore të komunës, të cilët kanë fituar vendet e 1, 2 dhe 3 në garën komunale të matematikës.
Në këtë garë të suksesshme, 48 nxënës nga 6 shkolla të Çairit kanë siguruar pjesëmarrjen në garat rajonale, që do të mbahen më 15 mars, ku do të përballen me përfaqësuesit e Komunës së Butelit dhe Çuçer Sandevës.
Kryetari i Komunës i përgëzoi për arritjet e tyre dhe i inkurajoi të vazhdojnë me përkushtim dhe vetëbesim rrugën e dijes. Ai theksoi se Komuna e Çairit do të mbështesë gjithmonë talentet e reja dhe do të investojë në arsim si garanci për një të ardhme më të ndritur për brezat e rinj.
Nxënësve iu dha një mesazh motivues për të vazhduar me pasion dhe angazhim, sepse dija dhe përkushtimi i tyre janë vlera që e bëjnë krenar gjithë komunitetin tonë.
Urime të gjithë fituesve dhe suksese në garat e ardhshme!
Komuna e Çairit
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.