• петок, 21 јуни 2024

Nxënës përsëri i kanë ndarë testet në gjuhën angleze dhe matematikë, një prind verbalisht ka sulmuar një vëzhguese

Nxënës përsëri i kanë ndarë testet në gjuhën angleze dhe matematikë, një prind verbalisht ka sulmuar një vëzhguese

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Drejtoresha e Qendrës shtetërore për provime (QSHP), Biljana Mihajllovska, në deklaratë për media tha se provimi i maturës shtetërore sot në disa shkolla ka kaluar pa probleme, por në disa shkolla ka pasur probleme që ndërkohë janë zgjidhur. Sërish ka pasur ndarje nëpër Viber grupe të testeve të gjuhës angleze dhe të matematikës.

"Përsëri ka pasur një Viber grup, në të cilin u nda testi i matematikës në ora 9:53 dhe testi i anglishtes në ora 9:45 të mëngjesit, njëlloj si herën e kaluar, kur u nda testi i gjuhës maqedonase, respektivisht një test i zbrazët që nxënësi e ka fotografuar dhe ai u kërkon anëtarëve të tjerë të grupeve t'i ndihmojnë në përgjigjet. Kësaj radhe Viber grupi anglez ka pasur tre mijë nxënës, nuk e di nëse janë të gjithë nxënës, pasi edhe ne ishim pjesë e atij grupi. Ndërsa grupi i matematikës rreth 300-400 shfrytëzues. Nuk pamë përgjigje që do të vinin nga ne, diçka e punuar nga ne, por në të njëjtën mënyrë, edhe këtë herë u fotografua menjëherë pasi janë shpërndarë testet, pak minuta para se të fillonte provimi, me atë dallim që kësaj radhe ne ishim pak më të ashpër në lidhje me veprimin. Të gjithë nxënësit që kanë bërë fotografi dhe që kemi arritur t'i zbulojmë me emër dhe mbiemër në grupin Viber dhe vëzhguesit telefonat e të cilëve i kanë gjetur, janë larguar nga provimi", tha Mihajlovska.

Ajo informoi se ka pasur edhe një incident në shkollën e mesme "Mirko Mileski në Kërçovë, ku një prindër i nxënësit, i cili u largua nga provimi për shkak të posedimit të celularit, verbalisht i ka sulmuar vëzhguesit e MASH-it dhe Byrosë për zhvillim të arsimit.

"Kemi pasur edhe një incident. Në një shkollë ka hyrë një prind dhe ka sulmuar verbalisht vëzhguesit, të cilët kanë larguar dy nxënësit që përdornin celularë. Kërkuam ndërhyrjen e policisë. Kërkova që policia të hyjë në objekt, pasi vëzhguesit e MASH-it dhe BZHA-së ishin të frikësuar. Prindi është thirrur në stacion dhe do të përgjigjet për prani të paautorizuar në lokalet zyrtare dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike", tha Mihajlovska.

Në pyetje si kanë arritur nxënësit të fusin celularë në hapësirë ku mbahet provimi, Mihajllovska tha se një telefon e lënë aty, por ata kanë edhe një tjetër në xhepa.

Nxënësit, të cilët sot janë larguar nga provimi, do të kenë mundësi të japin provimin në sesionin në gusht.

"Ata nxënës sot ranë dhe sot për ta mbaroi provimi, por edhe një grup nxënësish tjerë do të bijnë nëse kanë kopjuar, pasi vlerësuesit tanë do ta zbulojnë këtë. Nuk e di saktësisht se sa janë, pasi jo të gjitha materialet janë hapur. Në bazë të asaj që më është thënë në telefon, e di se në të paktën dhjetë qytete kemi ndërhyrje dhe largim të më shumë se një nxënësi në disa shkolla, gjë që tregon se jo të gjithë e kanë kryer punën e tyre në ato vende. Vëzhguesit tanë, në të njëjtën kohë kur i larguan nxënësit, i larguan edhe testuesit", tha Mihajllovska.

Maturantët sot e dhanë provimin e dytë, zgjedhor ekstern nga provimi i maturës shtetërore. Shumica e kandidatëve (13.198) janë regjistruar për testin e gjuhës angleze. Provimin në matematikë do ta japin 1356, për gjuhën gjermane janë paraqitur 114, 37 për gjuhën frënge, 84 për estetikë dhe nga një kandidat për gjuhën ruse dhe për filozofi. Maturantët që nuk do të kalojnë maturën shtetërore në sesionin e qershorit, do të mund të regjistrohen në sesionin e gushtit, kur do të jepen dy provimet eksterne më datat 12 dhe 14 gusht 2024. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан