Numri më i madh i udhëtarëve në vendkalimet kufitare Pelincë dhe Bellanovcë gjatë muajve të verës
- Numër më të madh të udhëtarëve në vendkalimet kufitare Pelincë dhe Bellanovcë ka pasur gjatë muajve të verës. Në vendkalimin kufitar Pelincë, vitin e kaluar kanë hyrë 128.698 udhëtarë, nga të cilët 38.636 shtetas të RMV-së dhe 90.062 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 93.797 udhëtarë nga të cilët 41.333 shtetas të RMV-së dhe 52.464 shtetas të huaj, informojnë nga MPB-ja.

Kumanovë, 24 janar 2025 (MIA) - Numër më të madh të udhëtarëve në vendkalimet kufitare Pelincë dhe Bellanovcë ka pasur gjatë muajve të verës. Në vendkalimin kufitar Pelincë, vitin e kaluar kanë hyrë 128.698 udhëtarë, nga të cilët 38.636 shtetas të RMV-së dhe 90.062 shtetas të huaj, ndërsa kanë dalë 93.797 udhëtarë nga të cilët 41.333 shtetas të RMV-së dhe 52.464 shtetas të huaj, informojnë nga MPB-ja.
"Me këtë rast më shumë udhëtarë kanë kaluar përmes vendkalimit kufitar Pelincë në korrik - 61.177, prej tyre 47.988 shtetas të huaj dhe në gusht - 58.745 prej tyre 38.407 shtetas të huaj, ndërsa atëherë është vërejtur edhe numri më i madh i qyetarëve të RMV-së që kanë dalë nga shteti - gjithsej 17.623, thonë nga MPB-ja.
Ky vendkalim përdoret shpesh si alternativë lidhur me venkalimin më frekuentues - Tabanoc dhe një numër i madh të turistëve të huaj e përdorin që ta evitojnë turmën në periudhën e verës. Më pak udhëtarë ka pasur në shkurt dhe në nëntor.
Në vendkalimin kufitar Bellanovc kanë hyrë gjithsej 223.326 udhëtarë, nga të cilët 126.824 shtetas të Maqedonisë dhe 96.502 shtetas të huaj dhe kanë dalë 244.516 udhëtarë, nga të cilët 163.139 janë shtetas të Maqedonisë dhe 81.377 shtetas të huaj.
Në vitin 2024 më së shumti udhëtarë kanë kaluar në pikën kufitare Bellanovcë në gusht - 61.304 dhe korrik - 56.362, kur është regjistruar numri më i madh i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut - 29.187, njofton MPB-ja.
Në këtë vendkalim ka pasur më pak udhëtarë në muajt mars dhe shkurt të vitit 2024. mb/
Foto: MIA