Numri i viktimave në zjarrin në Pakistan u rrit në 60
- – Rreth 60 persona janë konfirmuar si të vdekur në zjarrin e madh në një qendër tregtare në Pakistan, njoftuan sot persona zyrtarë, ndërsa shpëtuesit ende kërkojnë trupa të zhdukur pasi dhjetëra trupa u gjetën gjatë natës.
Islamabad, 22 janar 2026 (MIA) – Rreth 60 persona janë konfirmuar si të vdekur në zjarrin e madh në një qendër tregtare në Pakistan, njoftuan sot persona zyrtarë, ndërsa shpëtuesit ende kërkojnë trupa të zhdukur pasi dhjetëra trupa u gjetën gjatë natës.
Nëpunësi i qytetit, Xhaved Nabi deklaroi se eshtrat e rreth 30 personave u zbuluan disa ditë pasi zjarri shpërtheu të shtunën në qytetin jugor Karaçi.
“Besojmë se rreth 30 persona ende konsiderohen si të zhdukur”, tha nëpunësi për shpëtim Mohamed Amini. “Nuk ka shpresë që të gjendet ndonjë i gjallë”.
Testimi ADN i eshtrave, kryesisht ekstremiteteve, zbatohet që të identifikohen të vdekurit, deklaroi kirurgu i policisë Sumaja Said, duke paralajmëruar se procesi mund të zgjasë me ditë të tëra.
Zjarri shpërtheu në një qendër tregtare shumëkatëshe, duke bllokuar dhjetëra shitës dhe blerës në kompleksin, i cili nuk kishte dalje për raste urgjente.
Qindra zjarrfikësve u nevojiten më shumë se 24 orë që ta shuajnë zjarrin dhe që atëherë vijon operacioni për shpëtim.
Qendra tregtare mori leje për 400 shitore, por ishte i stërmbushur me rreth 1.200, shumë nga ata të furnizuar me veshmbathje, kozmetikë, aparate elektrike dhe kimikate.
Zjarret në ndërtesa banesore dhe komerciale janë të shpeshta në Pakistan, ku ndërtesa shumë të larta punojnë pa sisteme të certifikuara zjarrfikëse dhe të sigurisë.
Shërbimet zjarrfikëse shpesh herë kanë mungesë të personelit dhe janë të pajisura dobët, që e kufizon aftësinë e tyre që të reagojnë në situata të jashtëzakonshme me përmasa të mëdha. fc/
Foto: EPA