• петок, 05 декември 2025

Nuk kaluan amendamentet e opozitës për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm të Komisionit për financim dhe buxhet

Nuk kaluan amendamentet e opozitës për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm të Komisionit për financim dhe buxhet

Shkup, 26 nëntor 2025 (MIA) - Njëzet e katër amendamente të Propozim-buxhetit për vitin 2026, të paraqitura nga ana e opozitës nuk kaluan në seancën e sotme të Komisionit për Financim dhe Buxhet. Zëvendësministri i Financave Nikollçe Jankullovski dhe shumica në Komision nuk i pranuan amendamentet e paraqitura nga BDI, LSDM, dhe E Majta.

Më së shumti amendamente në pjesën e parë të seancës së 14-të deri në pauzë, paraqitën deputetët e Frontit Evropian. Ata në të gjitha amendamentet kërkuan mjete për hapjen dhe rikonstruimin e e shkollave të reja fillore dhe të mesme, ndërsa më së shumti vëmendje te deputetët shkaktoi amendamenti me të cilin u kërkuan 20 milionë denarë për hapjen e shkollës së re në Komunën e Çashkës për nxënësit të cilët mësojnë në gjuhën shqipe, sepse shkolla e deritanishme, e hapur para disa vitesh, funksionon në një objekt modular dhe nuk i plotëson kushtet.

Në përgjigje të kërkesës zëvendësministri i Financave Jankullovski theksoi se për hapjen e shkollave të reja me buxhetin për vitin e ardhshëm janë parashikuar 72 milionë denarë dhe plus 50 milionë për rikonstruim, të cilat përmes Qeverisë do t'u vihen në dispozicion komunave.

Deputeti Igor Zdravkovski nga VMRO-DPMNE nënvizoi se në Komunën e Çashkës ka nevojë për shkollë të re, por së pari duhet që Komuna ta përfundojë pjesën e saj të obligimeve, përkatësisht të sigurojë vendin për ndërtim dhe ta përgatisë dokumentacionin e kompletuar.

Edhe të dyja amendamentet e deputetëve të Të Majtës, nga të cilat njëri ishte tërhequr, ndërsa i dyti kishte të bëjë me rikonstruimin e konvikteve studentore dhe shkollore, u refuzuan me arsyetimin se ata tashmë po rikonstruohen, ndërsa deputetët e VMRO-DPMNE-së anëtarë të Komisionit për financim dhe buxhet dërguar kritika të mëdha te dorëzuesit e amendamenteve për shkak të mospranisë së tyre në seancë.

Deputetët e LSDM-së në disa amendamente të paraqitura, mes tjerash, kërkuan rritje të mjeteve për buxhetin e Inspektoratit për përdorimin e gjuhës maqedonase, si dhe 70 milionë denarë për transportin e nxënësve të arsimit të mesëm të cilët shkojnë në mësim praktik nëpër kompani. Sipas zëvendësministrit të Financave, Jankullovski mjetet për transportin e nxënësve janë siguruar përmes bllok shtesave që i marrin komunat dhe ato duhet të kujdesen për atë.

Seanca e Komisionit për financim dhe buxhet do të vazhdojë me punë në orën 16, kur të shqyrtohen 41 amendamente ttjera me propozim-buxhetin për vitin 2026, shqyrtimi i të cilave duhet të përfundojë më së voni deri nesër. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан