• сабота, 22 февруари 2025

NP Higjiena Komunale - Shkup ka pastruar një deponi të madhe të jashtëligjshme në lagjen Seravë

NP Higjiena Komunale - Shkup ka pastruar një deponi të madhe të jashtëligjshme në lagjen Seravë

Shkup, 24 janar 2025

Ekipet e NP Higjiena Komunale - Shkup, gjatë mbrëmjes së djeshme larguan deponinë e madhe të egër të vendosur në komunën Çair të Shkupit.

Intervenimi është bërë në vendbanimin Serovë, ku janë ngritur dhe transportuar përafërsisht 35 metra kub mbetje komunale të përziera, të vëllimshme dhe ndërtimore të hedhura në sipërfaqe publike. Gjatë vitit të kaluar, NP Higjiena Komunale - Shkup është përballur me paraqitje të shpeshtë të të ashtuquajturave “pika të zeza” - lokacione ku vazhdimisht hidhet mbetje në sipërfaqet publike dhe të trafikut. Për këto arsye, Ndërmarrja zbatoi edhe kujdestari patrulluese intervenuese të Eko-Patrullës e cila në periudhën janar-dhjetor të vitit 2024 përgatiti dhe shpërndau 334 procesverbale edukative dhe informative për qytetarët dhe subjektet juridike që u kapën gjatë hedhjes së mbetjes në
mënyrë të paligjshme.

NP Higjiena Komunake - Shkup

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 
 
 

Тагови

Остани поврзан