Normalizohet qarkullimi nga Vodno e Mesme deri në Sh. Pantelemon
- Komunikacioni në drejtimin rrugor Vodno e Mesme- Sh. Pantelemon nga ora 11 është normalizuar, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në drejtimin rrugor Vodno e Mesme- Sh. Pantelemon nga ora 11 është normalizuar, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".
Më parë, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se rruga mes Pantelemonit në Nerez të Epërm dhe Vodno të Mesme nuk është e sigurt për lëvizje të automjeteve motorike dhe bëri thirrje që të mos shfrytëzohet për shkak të ngricave.
Në këtë shtrirje, siç thonë nga QMK, dje ishin bllokuar disa automjete dhe sot duhet të dërgohet makinë për intervenim.
Nga NP "Rrugët e Maqedonisë" informojnë se ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në rrugën Stracin – Kumanovë dhe Dibër – Strugë. Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore dhe nëpër rrugë të lagështa.
Foto: arkivi i MIA-s