• петок, 05 декември 2025

Normalizohet komunikacioni në rrugën Kriva Pallankë - Deve Bair

Normalizohet komunikacioni në rrugën Kriva Pallankë - Deve Bair

Shkup, 23 nëntor 2025 (MIA) - Që nga ora 06:40, komunikacioni në autostradën A2 Kriva Pallankë - VK Deve Bair është normalizuar, kumtoi LAMM. 

Më parë, nga ora 05:05, komunikacioni në autostradën A2 Kriva Pallankë - Deve Bair ishte në ndërprerje për shkak të rrëshqitjes së dheut.

LAMM shton se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata dhe kujton se nga 15 nëntori filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан