Njëzet e tre ushtarë indonezianë e humbën jetën gjatë rrëshqitjes së dheut
- Jetën e humbën 23 ushtarë të cilët u ngujuan nga rrëshqitjet e dheut në pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java, kumtoi zëdhënësi i marinës së Indonezisë.
Xhakartë, 27 janar 2026 (MIA) - Jetën e humbën 23 ushtarë të cilët u ngujuan nga rrëshqitjet e dheut në pjesën perëndimore të ishullit indonezian Java, kumtoi zëdhënësi i marinës së Indonezisë.
Edhe 42 persona konsiderohen të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut.
Ushtarët më 24 janar e kryenin stërvitjen ushtarake në fshatin Pasir Bara, i cili paraprakisht ishte goditur nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut, që shkaktuan rrëshqitje të dheut.
Sipas marinës indoneziane, incidenti ndodhi për shkak të kushteve ekstreme të motit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat shkaktuan rrëshqitje të dheut në vendin e stërvitjes.
Në misionin e shpëtimit po marrin pjesë 800 shpëtimtarë dhe pjesëtarë të policisë dhe armatës, të cilët po gjurmojnë pas të zhdukurve.
Incidenti ndodhi dy muaj pasi që në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin Sumatra jetën e humbën 1.200 njerëz. ab/
foto: МIА arkivi