• недела, 11 јануари 2026

Një vendvotim në Qendra Zhupë është hapur me vonesë, të tjerët në kohë

Një vendvotim në Qendra Zhupë është hapur me vonesë, të tjerët në kohë

Shkup, 11 janar 2026 (MIA) – Në Komunën Qendra Zhupë, ku ka 16 vendvotime, 15 janë hapur me kohë, përveç njërit, në zonën e Zhupës së Epërme, i cili u hap me vonesë prej gjysmë ore, për shkak të borës. 

“Shtatë vendvotime janë në Qendër Zhupa, ndërsa të tjerat janë në vendbanime rurale. Për shkak të borës, ai në fshatin Dollgash u hap me gjysmë ore vonesë. Dje, 2 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm ushtruan të drejtat e tyre civile, aq sa ishin të regjistruar”, tha për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Nexhip Iljaz.

Në këtë komunë në Listën e vetme zgjedhore janë të regjistruar 7 562, persona ose 11 më shumë nga 19 tetori, kur të drejtën e votës e realizuan  21,49 për qind nga gjithsej 7 551 votues të regjistruar. 

Tani në fletën e votimit është vetëm një kandidat dhe siç dihet nuk nevojitet census. Por, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që dalin në votim (50% + 1 votë).

Komuna Qendra Zhupë, e cila është e njohur për nga migrimi masiv, ka dyfish më shumë votues se banorë, sepse sipas regjistrimit të fundit ka 3 720 banorë. fc/

Foto: MIA

 

 

Остани поврзан