Një tërmet i fuqishëm goditi pjesën verilindore të Japonisë, shpallet paralajmërim për cunami
- Tërmet me magnitudë 6,7 ballë goditi pjesën verilindore të Japonisë sot, shkaktoi paralajmërim për cunami nga agjencia meteorologjike japoneze.
Tokio, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Tërmet me magnitudë 6,7 ballë goditi pjesën verilindore të Japonisë sot, shkaktoi paralajmërim për cunami nga agjencia meteorologjike japoneze.
Epiqendra e tërmetit ishte në thellësi prej 20 kilometra.
Tërmeti u regjistrua në orën 11:44 sipas kohës lokale, disa ditë pasi një tërmet më i fuqishëm me magnitudë prej 7,5 ballë goditi të njejtin rajon.
Agjencia meteorologjike japoneze shpalli paralajmërim për cunami në lartësi prej një metër. rq/
Foto: arkivi i MIA-s