Një rast i konfirmuar, tre tjera të dyshuara të zgjebes në një shkollë në fshatin Rramanli të Kumanovës
- Një rast i konfirmuar i zgjebes, ndërsa tre të tjerë janë të dyshuar dhe janë në izolim në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në fshatin Rramanli të Kumanovës, kumtuan sot kompetentët e shkollës.

Kumanovë, 17 shkurt 2025 (MIA) - Një rast i konfirmuar i zgjebes, ndërsa tre të tjerë janë të dyshuar dhe janë në izolim në shkollën fillore "Kirili dhe Metodi" në fshatin Rramanli të Kumanovës, kumtuan sot kompetentët e shkollës.
Sot, në terren ishin të pranishëm edhe ekipet e Qendrës për Shëndet Publik të cilët kanë kryer mbikëqyrje. Familja e njëri nxënës ka dorëzuar vërtetim nga mjeku në shkollë. Në izolim është edhe motra e nxënësit të klasës së parë. Dy rastet tjera janë të dyshuara, drejtori gojarisht është informuar dhe të dy nxënësit janë në izolim. Shkolla ka ndërmarrë disa masa ndër të cilat edhe dezinfektimin.
"Kemi vetëm konfirmim për një rast, ndërsa për nxënësit e tjerë kemi informacion gojor. Ata fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Njëra është motra e nxënësit për të cilin kemi vërtetim. Nxënësi i izoluar nuk ka ardhur që nga e premtja dhe së bashku me familjen ndodhen në izolim deri më 22 shkurt. Njëra nxënëse (klasa e tretë) është motra e atij nxënësi (klasa e parë) me vërtetim ai është i izoluar, e gjithë familja është në izolim. Për pjesën tjetër dimë vetëm gojarisht se ka diçka, por nuk kemi konfirmim zyrtar", tha drejtori i shkollës "Kirili and Metodi", Skender Rushiti.
Gjatë fundjavës të gjitha hapësirat dhe klasat e shkollës janë dezinfektuar. Sot Shërbimi Epidemiologjik dorëzoi edhe mjete shtesë për dezinfektim. Nga Qendra për Shëndet Publik njoftuan më shumë detaje pas përfundimit të mbikëqyrjes.
Zgjebja është sëmundje ngjitëse e cila përhapet shpejtë, fëmijët shpesh herë sëmuren përmes kontakteve të afërta, ndërsa më së shpeshti sëmundja përhapet në të gjithë familjen. sa/
Foto: MIA