• сабота, 22 февруари 2025

Një mjek nga Vevçani më shumë se dy vjet ka punuar pa licencë të vazhduar në Spitalin e Ohrit

Një mjek nga Vevçani më shumë se dy vjet ka punuar pa licencë të vazhduar në Spitalin e Ohrit

Strugë, 23 janar 2025 (MIA) – Një mjek nga Vevçani pa licencë të vazhduar më shumë se dy vjet ka punuar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër me çka e ka dëmtuar Institucionin Shëndetësor Publik. 

SPB Ohër sot njoftoi se është parashtruar padi penale kundër M.R. (44) nga Vevçani për shkak të ekzistimit të dyshimeve për vepër të kryer penale “punë të papërgjegjshme në shërbim”. 

“I denoncuari, mjek i punësuar në ISHP ‘Spital i Përgjithshëm’ në Ohër, nuk e ka përmbushur detyrimin e tij ligjor për vazhdimin e licencës për punë me afat prej 28.02.2015 deri 28.02.2022 dhe ka vazhduar me punë pa poseduar licencë për punë. Njëkohësisht, ai ka pranuar kompensim të rregullt mujor për pagë dhe shtesa të tjera, me çka e ka dëmtuar Institucionin Shëndetësor Publik”, qëndron në SPB Ohër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан