Një i plagosur në një incident të ri të armatosur në lagjen Anderleht në Bruksel
- Një person është lënduar mbrëmë vonë në një incident të ri, të gjashtin të armatosur në lagjen Anderleht të Brukselit në dy javët e fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 18 shkurt 2025 (MIA) - Një person është lënduar mbrëmë vonë në një incident të ri, të gjashtin të armatosur në lagjen Anderleht të Brukselit në dy javët e fundit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Sipas servisit radiodifuziv belg VRT, ngjarja e mbrëmshme ka ndodhur rreth orës 22:25 në sheshin afër stacionit të metrosë "Sen Gvido/Sen Gidon", kur një autor tani për tani i panjohur ka qëlluar viktimën, pas çka me skuter elektrik është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave të para nga hetimet, sulmuesi ka qëlluar vetëm një plumb, me të cilin ka goditur viktimën. Aktualisht nuk dihen motivet për sulmin.
Ky është incidenti i dytë me rradhë i armatosur në zonën e stacionit të metrosë "Sen Gvido/Sen Gidon”, pas atij që ndodhi rreth orës 1.45 natën mes së dielës dhe së hënës. Në këto të shtëna nuk ka pasur viktima. rq/bsh/
Foto: skrinshot VRT