• петок, 05 декември 2025

Një banor i Bogdancit ka ndërruar jetë nga lëndimet e shkaktuara në një përleshje fizike, policia ka arrestuar një 55-vjeçar nga fshati Sretenovë

Një banor i Bogdancit ka ndërruar jetë nga lëndimet e shkaktuara në një përleshje fizike, policia ka arrestuar një 55-vjeçar nga fshati Sretenovë

Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) - Një banor 53-vjeçar nga Bogdanci, me iniciale H.T., ka ndërruar jetë dje në spitalin në Gjevgjeli pas lëndimeve të rënda të shkaktuara në një përleshje fizike me një 55-vjeçar nga fshati Sretenovë në Dojran, me iniciale V.R.

Siç kumtoi MPB sot në buletinin ditor, policia e SPB Strumicë - DPB Gjevgjeli e ka arrestuar V.R. mbrëmë në ora 22:25 në fshatin e tij Sretenovë.

Paraprakisht, në Dojranin e Vjetër, ndodhi përleshje fizike mes tij dhe N.T. (53) nga Bogdanci, i cili pësoi lëndime të rënda trupore dhe u transferua në Qendrën mjekësore të Gjevgjelisë, ku më vonë vdiq.

"Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike e Gjevgjelisë, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Personi po mbahet në Stacionin policor të Gjevgjelisë, ndërsa kundër tij gjatë ditës do të ngriten akuza adekuate", njofton Ministria e Punëve të Brendshme. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан