Një aeroplan i "Turkish erlajns" bëri ulje emergjente në Barcelonë për shkak të kërcënimit me bombë nga një pasagjer
- Një aeroplan i "Turkish erlajns" në fluturimin nga Stambolli për në Barcelonë sot bëri ulje emergjente pasi u zbulua se një pasagjer kishte ndryshuar emrin e rrjetit të tij të internetit për të përfshirë një kërcënim me bombë.
Barcelonë, 15 janar 2026 (MIA) - Një aeroplan i "Turkish erlajns" në fluturimin nga Stambolli për në Barcelonë sot bëri ulje emergjente pasi u zbulua se një pasagjer kishte ndryshuar emrin e rrjetit të tij të internetit për të përfshirë një kërcënim me bombë.
Drejtori i Komunikimit i "Turkish erlajns", Jahja Ustun, publikoi në rrjetet sociale se gjatë afrimit drejt Barcelonës me fluturimin TK1853 Stamboll-Barcelonë, u zbulua se një pasagjer kishte krijuar një pikë aksesi në internet gjatë fluturimit dhe kishte vendosur emrin e rrjetit për të përfshirë një kërcënim me bombë.
"Pastaj, menjëherë filluan procedurat e nevojshme në kuadër të sigurisë së fluturimit. Pas uljes së sigurt të aeroplanit, autoritetet kompetente të vendit po kryejnë kontrolle. Procesi kryhet brenda kuadrit të rregullave ndërkombëtare të sigurisë së aviacionit", shkroi ai, transmeton Huriet.
Agjencia spanjolle EFE publikou më parë se aeroplani i kompanisë turke bëri një ulje emergjente në aeroportin El Prat në Barcelonë për shkak të raportimit për kërcënim me bombë.
Operatori spanjoll i aeroportit AENA publikou se aeroporti po funksionon normalisht dhe se shërbimet e sigurisë po vlerësojnë situatën.
Pas alarmit, dy aeroplanë luftarakë ndoqën aeroplanin, i cili duhej të ulej në Barcelonë në orën 11:00 sipas orës lokale, kurse shërbimet e emergjencës evakuuan rreth 150 pasagjerë dhe kryen kontrollet e nevojshme në aeroplanin "Erbas A321", i drejtuar nga kompania ajrore turke" publikoi Pais.
Agjencia katalane e Mbrojtjes Civile ka aktivizuar planin Aeroket në nivel gatishmërie për të monitoruar "situatën e rrezikut" në aeroport. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s