Një pushtim i mundshëm amerikan i Grenlandës "do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë", tha kryeministri spanjoll Sançez
- Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi në një intervistë për gazetën "Vangardia" se një pushtim i mundshëm amerikan i Grenlandës "do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë".
Madrid, 18 janar 2026 (MIA) - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi në një intervistë për gazetën "Vangardia" se një pushtim i mundshëm amerikan i Grenlandës "do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë".
“Një veprim ushtarak amerikan kundër ishullit të madh Arktik në Danimarkë do të dëmtonte NATO-n dhe do të legjitimonte pushtimin rus të Ukrainës”, theksoi Sançez.
“Nëse përqendrohemi te Grenlanda, duhet të them se një pushtim amerikan i këtij territori do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për të pushtuar Ukrainën”, tha ai në intervistë për gazetën "Vangardia".
"Nëse SHBA-ja përdorë forcë, kjo do të ishte një dënim me vdekje për NATO-n. Putini do të ishte dyfish i lumtur." ls/