• среда, 28 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Një pjesë e pacientëve onkologjikë përsëri pa terapi, vijojnë procedurat tenderuese

Një pjesë e pacientëve onkologjikë përsëri pa terapi, vijojnë procedurat tenderuese

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) – Një pjesë e pacientëve onkologjikë përsëri mbetën pa ilaçe. Gati një muaj ditë nuk ka terapi biologjike për kancer të gjirit, ndërsa këto ditën nuk ka pasur edhe për melanomë dhe karcinomë  të mushkërive, reagojnë nga Shoqata Hema – Onko.

Ana Marjanoviq nga Shoqata Hema – Onko theksoi se procedurat tenderuese për furnizimin vjetor dhe vonesat administrative janë arsye që të sëmurët rëndë janë lënë pa terapinë e cila u nevojitet.

“Tenderi është shpallur shumë vonë, nuk e di për çfarë arsye. Që nga fillimi i shkurtit e kemi ditur që nuk do të ketë terapi të mjaftueshme. Vetëm shpresoj që pasi të ketë filluar e gjithë procedura, kjo nuk do të vonohet deri pas festave dhe do të arrijnë ta përfundojnë deri në ditët e festave e jo pas 1 majit, që do të thotë se pacientët do të mbeten pa terapi për më shumë se një muaj e gjysmë”, deklaroi Marjanoviq.

Nga Klinika informojnë se procedura për furnizimin vjetor të terapisë është në vijim dhe në fund të javës së ardhshme ose menjëherë pas Pashkëve do të nën shkruhen marrëveshjet me furnizuesin që të fillojnë t’i sjellin ilaçet që mungojnë. 

“Procedura ka përfunduar nga ana e ISHP KU e Radioterapisë dhe Onkologjisë dhe aktualisht është nën kontrollin administrativ në BFP. Pas përfundimit të procedurave administrative, mund të nënshkruhen kontrata me furnizuesit e barnave”, bëjnë të ditur nga institucioni shëndetësor.

Në labirint administrativ kanë ngecur edhe pacientët që duhet të marrin terapi tabletash nga barnatoret për të reduktuar rrëmujën e pacientëve që marrin këtë lloj terapie nga Klinika e Onkologjisë. Ata theksojnë se edhe pse buxheti i këtij viti për këtë Klinikë është rritur për tre miliardë denarë, nuk kanë parë asnjë përfitim deri më tani. Problemi më i madh mbetet radhët e gjata të pacientëve në klinikë, para së gjithash për shkak të stafit të ri të papunësuar.

“Buxheti është rritur, jemi jashtëzakonisht mirënjohës që kemi buxhet më të madh për pacientët onkologjikë, por tani për tani nuk ndjejmë asnjë përfitim nga fakti që na është rritur buxheti. Nuk ka të rinj në Klinikë, edhe pse vazhdimisht apelojmë se ka nevojë për staf shtesë, edhe ata të punësuar me kontratë ende nuk po punësohen, nuk e di pse është pritur kaq gjatë”, thotë Marjanoviq. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан