Një pjesë e marketeve filluan t'i shënojnë produktet të cilat janë liruar, disa ende nuk janë shënuar
- Disa nga marketet tashmë filluan ta zbatojnë në praktikë vendimin e Qeverisë për kufizim të bruto marzheve të fitimit dhe për ngrirje të çmimeve të disa produkteve, e cila dje doli edhe në Gazetë zyrtare, me çka u bë zyrtare dhe duhet të vlejë deri më 30 prill të këtij viti.

Shkup, 20 shkurt 2025 (MIA) - Disa nga marketet tashmë filluan ta zbatojnë në praktikë vendimin e Qeverisë për kufizim të bruto marzheve të fitimit dhe për ngrirje të çmimeve të disa produkteve, e cila dje doli edhe në Gazetë zyrtare, me çka u bë zyrtare dhe duhet të vlejë deri më 30 prill të këtij viti.
Edhe pse në pajtim me vendimin, prej sot pritej të lirohen mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore në praktikë në markete nuk shihet ndonjë ulje e konsiderueshme e çmimeve të produkteve. Marketet janë të obliguara në mënyrë adekuate t'i shënojnë produktet për të cilat janë ulur çmimet me "Më pak shpenzime, më shumë për ty" apo, ndërkaq, ato të cilat kanë çmime të ngrira me "Çmime të ngrira", por në disa markete nuk ka fare produkte të shënuara. Më të lira janë vetëm produktet të cilat janë në aksion dhe ato janë të ndryshme në secilin market.
Qeveria të martën në mbledhje solli vendim për kufizim të bruto marzhës së fitimit dhe për konstatim të çmimeve më të larta të disa produkteve të caktuara me çka duhet të përfshihen 102 grupe të produkteve apo mbi 1.000 produkte ushqimore dhe joushqimore. Hapat e këtillë të Qeverisë pasuan pas rritjes së çmimeve të produkteve themelore ushqimore dhe pas dy bojkoteve gjatë të cilave qytetarëve iu bë thirrje të mos tregtojnë në markete.
Me vendimin qeveritar, në pesë prë qind kufizohet bruto marzha e fitimit të qumështit, bukës, miellit të tipit 400 dhe 500, vezëve, vajit ushqimor, jogurtit dhe kosit, për 10 për qind mishi dhe përpunimet e mishit, sheqeri, produktet e qumështit, margarina, gjalpi, perimet dhe frutat e konservuara, pasuli, orizi dhe brumërat dhe në 15 për qind tek mjetet për higjienë, frutat dhe perimet e freskëta, detergjentet, ushqimi për foshnja, pelenat, sapuni, letra e toaletit dhe të ngjashme. Vendimi për konstatim të çmimeve më të larta i përket tetë grupeve të produkteve themelore ushqimore me ç'rast çmimi më i lartë do të merret ai që ka vlejtur më 1 shkurt të këtij viti.
Para se Qeveria ta sillte vendimin, Oda e sapoformuar e tregtarëve të shitjes me pakicë dhe shumicë me kërkesë të tyre pati takim me ministrin e Ekonomisë, pas çka dorëzoi propozim vendime me të cilat propozoi lirim të 100 deri 200 produkteve të cilat janë më të domosdoshme për jetë në periudhën prej 22 marsit deri më 22 prill, me çka, sipas tyre, do të përfshiheshin dy festat e mëdha Pashkët dhe Ramazani. Pas sjelljes së vendimit menjëherë reaguan nga Oda, prej ku shprehën shqetësim dhe kërkuan sërish tkaim me kryeministrin Hristian Mickoski dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi për t'i shqyrtuar pasojat nga këto vendime. Konsiderojnë se me vendimet qeveritare nuk do të prëfshihen 1.000 produkte, por prej 3.000 deri 4.000 produkte, përfshirë të gjitha llojet e qumështit, si dhe produktet siç janë detergjentet dhe sapunët.
Vendimet e Qeverisë i vlerësuan si të shpejtuara dhe theksuan se me to i shkaktohet dëm i konsiderueshëm një numri të madh të subjekteve ekonomike.
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski pret që marketet të kontribuojnë për uljen e çmimeve për rreth 10 për qind.
Заменик-министерот за економија и труд Марјан Ристески очекува мерките да придонесат за намалување на цените за околу 10 отсто.
Theksoi se analiza e ISHT tregoi se tregtarët e shitjes me pakicë dhe tregtarët e shitjes me shumicë përllogarisin bruto marzhë të fitimit prej 20 deri 25 për qind për produktet themelore në tregtinë me pakicë, ndërsa prej 20 deri 25 për qind në ttregtinë me shumicë.
Me vlerësim për masat qeveritare doli edhe LSDM opozitare sipas të cilave masat janë të vonuara. Sipas deputetit të tyre dhe ish-zëvendëskryeministër për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, është dashur të shkohet me masa më radikale dhe në vend të 102 kategorive të produkteve të përfshihen 238 grupe të produkteve që janë me shkallë të autorizuar tatimore prej pesë për qind.
Foto: МIА