• среда, 22 јануари 2025

Një nxënës nga Prilepi ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i tretë

Një nxënës nga Prilepi ka pësuar lëndime të rënda pasi ka rënë nga kati i tretë

Prilep, 21 janar 2025 (MIA) - Një nxënës i klasës së gjashtë nga shkolla fillore "Goce Dellçev" në Prilep dje pasdite ka rënë nga kati i tretë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është transferuar në Kirurgjinë e Fëmijëve në Shkup. 

Sipas shefit të Ndihmës urgjente mjekësore të Prilepit, Boshe Millosheski, ata janë thirrur dje në ora 14:40, ndërsa nxënësi 11-vjeçar ishte në gjendje gjysmë të vetëdijshme.

"Menjëherë është transferuar në Repartin për anestezion në Spitalin e Prilepit. Nga ekzaminimet fillestare konstatohet se ka frakturë në njërën shputë të këmbës dhe dyshime për thyerje të rruazave torakale. Menjëherë është transferuar në mjekim në Kirurgjinë e Fëmijëve në Shkup", deklaroi Milloshevski. 

Drejtori i Kirurgjisë së Fëmijëve, Lazo Jovçevski për MIA-n informoi se fëmija është në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka bërë policia rreth orës 15 dhe është duke punuar në zbardhjen e rastit. 

Nga shkolla paralajmëruan se do të drejtohen përmes kumtesës. ls/ 

Foto: MIA

 

Остани поврзан