Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit tetë centimetra nën mesataren për muajin nëntor
- Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot ndodhet në kuotën 693,21 metra mbi lartësinë mbidetare ose tetë centimetra nën mesataren mujore.
Ohër, 17 nëntor 2025 (MIA) - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot ndodhet në kuotën 693,21 metra mbi lartësinë mbidetare ose tetë centimetra nën mesataren mujore.
Sipas matjeve të fundit të zbatuara nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike niveli i ujit në liqen është 11 centimetra mbi minimumin e lejuar të konfirmuar të kuotës 693,1 metra mbilartësinë mbidetare.
Temperatura e ujit sot është 13 gradë Celsius, që është pothuajse identike me mesataren për muajin nëntor (12,9 gradë). ls/
Foto: MIA