• сабота, 22 февруари 2025

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit 23 centimetra nën mesataren e shkurtit

Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit 23 centimetra nën mesataren e shkurtit

Ohër, 17 shkurt 2025 (MIA) - Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sipas matjeve të sotme të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, ndodhet në lartësi 693,16 metra mbi nivelin e detit ose 23 centimetra nën mesataren e shkurtit, gjashtë centimetra mbi minimumin e lejuar.

Kushtet e pafavorshme të motit me pak reshje të shiut në mënyrë shtesë kontribuojnë në nivele të ulëta të ujit. Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, niveli i ujit në liqen u ul me dy centimetra nën nivelin minimal të lejuar, të vendosur në 693.10 metra.

Ndryshimet në nivelin e ujit të liqenit më së shumti manifestohen në zonën bregdetare, që sipas ekspertëve është pjesa më e rëndësishme e ekosistemit liqenor. rq/

Foto: MIA

 

Остани поврзан