Niveli i paralajmërimit të verdhë për përmbytje, ekziston rrezik i mundshëm i përmbytjeve të lumenjve
- Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) shpalli nivel paralajmërimi të verdhë për shkak të rrezikut të mundshëm të përmbytjeve dhe apelon për lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe luginave të thata, para së gjithash në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit.
Shkup, 28 nëntor 2025 (MIA) - Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) shpalli nivel paralajmërimi të verdhë për shkak të rrezikut të mundshëm të përmbytjeve dhe apelon për lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe luginave të thata, para së gjithash në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit.
"Gjatë natës kishte rritje të ndjeshme të niveleve të ujit në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit. Momentalisht ka nivel të lartë të ujit në pellgun e lumit Bregallnicë, duke përfshirë dhe degët e tij, në pellgjet e Krivës dhe të Pçinjës, si dhe në pellgun e lumit Strumicë së bashku me degët dhe luginat e thata në kuadër të pellgjeve të tyre. Gjatë ditës së sotme, nivelet e ujit në pellgjet e përmendura pritet të mbeten të larta, ndërsa në vende të caktuara mund të ketë përmbytje lokale ose grumbullim të ujit", kumtoi DPHM-ja.
Sipas matjeve hidrologjike, është i lartë niveli i ujit në lumin Vardar në pjesën e sipërme të rrjedhës së tij është i lartë.
"Në pjesën perëndimore të vendit, pritet një rritje më e vogël e niveleve të ujit për shkak të motit të ftohtë në atë rajon dhe për shkak se reshjet në male do të jenë në formë të borës. Paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe luginave të thata në vend, veçanërisht ato në pjesët juglindore, lindore dhe verilindore të vendit", alarmoi DPHM-ja.

Për sot, DPHM-ja shpalli alarm portokalli për reshje të dendura të shiut në pjesët lindore të Maqedonisë, ku pritet të bie mbi 35 litra për metër katror.
Në male reshjet do të jenë të borës, ndërsa në disa vende më të larta, shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende përgjatë lumit Vardar kohëpakohe e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9 gradë.
Në Shkup, vranësira me reshje shiu të kohëpaskohshme, veçanërisht pasdite. Në pjesët më të larta të luginës, reshjet do të jenë nga shiu dhe bora. Do të fryjë erë mesatare, kohëpaskohe e fuqishme nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 5 gradë. rq/
Foto: DPHM