Nismë për standardizim të shkrimit maqedonas Braj
- Alfabet Braj maqedonas që do të pranohet me të drejtë të plotë në botë përkatësisht të kodifikohet dhe standardizohet si shkrimi i vetëm për personat e verbër në shtet kërkon "Koalicioni Ndryshojmë", përfaqësuesit e të cilit për atë qëllim sot patën takim në Institutin për gjuhën maqedonase "Kërste Misirkov".

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Alfabet Braj maqedonas që do të pranohet me të drejtë të plotë në botë përkatësisht të kodifikohet dhe standardizohet si shkrimi i vetëm për personat e verbër në shtet kërkon "Koalicioni Ndryshojmë", përfaqësuesit e të cilit për atë qëllim sot patën takim në Institutin për gjuhën maqedonase "Kërste Misirkov".
Për t'u siguruar të verbërve alfabetin maqedonas, është e nevojshme që ai të përfshihet në të gjitha programet e shtypjes Braj, si dhe në pajisjet digjitale dhe teknologjinë ndihmëse.
Kryetari i "Koalicionit Ndryshojmë" Suaret Alishan deklaroi se edhe pse arsimi fillor dhe i mesëm në vend janë të obligueshme, Shkrimi Braj nuk është standardizuar dhe nuk është i përshtatur me fjalorin maqedonas, ndërsa alfabeti Braj universal që tani e përdorin, tha, nuk i plotëson nevojat. sa/
Foto: MIA/ Arkivi i MIA-s