• сабота, 22 февруари 2025

Nikoloski: Qeveria mori vendim për rikonstruimin dhe ndërtimin e një krahu të ri të spitalit "Shën Erazmo” në Ohër

Nikoloski: Qeveria mori vendim për rikonstruimin dhe ndërtimin e një krahu të ri të spitalit

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Në seancën e sotme të Qeverisë është marrë vendim për rikonstruimin dhe ndërtimin e një krahu të ri të spitalit "Shën Erazmo" në Ohër, publikoi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit në profilin e tij në Fejsbuk.

Me vendimin e sotëm për këtë qëllim janë paraparë dy milionë euro dhe me këtë, ka shkruar ai, realizojmë edhe një premtim.

"Shën Erazmo - spitali special për ortopedi dhe traumatologji është i një rëndësie të madhe për banorët e komunave të Ohrit, Strugës, Vevçanit, Dibrës, Resnjës, ndërsa kryhen dhe operacione më komplekse mjekësore për banorët mbarë Maqedonisë. Vazhdojmë me përkushtim në të gjitha segmentet dhe vazhdojmë me projekte edhe më të mëdha", ka shkruar Nikollovski. rq/bsh/

Foto: Fejsbuku i Aleksandar Nikollovskit, zëvendëskryeministër dhe ministër i transportit 

Остани поврзан