• сабота, 22 февруари 2025

Nikollovski për vizitë në Kosovë, biseda për lidhje hekurudhore të Shkupit dhe Prishtinës dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren

Nikollovski për vizitë në Kosovë, biseda për lidhje hekurudhore të Shkupit dhe Prishtinës dhe ndërtimi i rrugës Tetovë-Prizren

Shkup, 29 janar 2025 (MIA) - Çështja për lidhjen hekurudhure mes Shkupit dhe Prishtinës, si dhe ndërtimi i stacionit të përbashkët hekurudhor, i cili do t'i lehtësojë procedurat kufitare në pjesën e transportit të mallërave dhe udhëtarëve është hapur gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, zëvendës ministres së Transportit, Kaltrina Zekolli dhe drejtorit të NP për rrugë shtetërore, Koce Trajanovski. 

Në takim me ministrin e Transportit të Republikës së Kosovës, Liburn Aliu, u bisedua edhe për lidhjen eventuale rrugore dhe ndërtimin e aksit rrugor Tetovë - Prizren me ndërtimin e tunelit të përbashkët, si pikë kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.

"Të dy palët u pajtuan që të formohen grupe punuese, të cilat do t'i shqyrtojnë mundësitë për realizimin e këtij projekti", kumtoi Ministria e Transportit.

Në kuadër të vizitës, delegacionet kanë realizuar edhe vizita në disa projekte infrastrukturore, që realizohen në Kosovë, e të cilat janë me rëndësi rajonale.

"Të dy palët u pajtuan se Maqedonia dhe Kosova kanë bashkëpunim të mirë ekonomik dhe politik dhe e kanë potencuar nevojën që ky bashkëpunim të intenisifikohet në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore", kumtoi Ministria e Transportit. bsh/

Foto: Ministria e Transportit

Остани поврзан