Nikollovski: I vendosëm linjat ajrore Gjenevë dhe Paris, po punojmë edhe në vendosjen e fluturimeve tejoqeanike
- Gjenevë - Shkup ishte linja që e kërkoi diaspora dhe me kërkesë të tyre nga ky vit fillojmë me fluturime të rregullta në relacionin Gjenevë - Shkup. Linja e dytë e rëndësishme që e vendosim është nga Parisi, nga aeroporti "Orli" deri në Shkup. Ndërkohë punoj edhe në vendosjen e fluturimeve tejoqeanike dhe cak është kontinenti veriamerikan, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikollovski.

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Gjenevë - Shkup ishte linja që e kërkoi diaspora dhe me kërkesë të tyre nga ky vit fillojmë me fluturime të rregullta në relacionin Gjenevë - Shkup. Linja e dytë e rëndësishme që e vendosim është nga Parisi, nga aeroporti "Orli" deri në Shkup. Ndërkohë punoj edhe në vendosjen e fluturimeve tejoqeanike dhe cak është kontinenti veriamerikan, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikollovski.
Siç kumtoi Ministria e Transportit, Nikollovski gjatë pjesëmarrjes në një emision në TV Alfa theksoi se me ndryshimin e politikës së subvencionimit janë gjetur dobësitë, dhe, siç tha, vendosëm të shkojmë me politikë të re dhe ajo politikë po jep rezultate sepse për gjashtë muaj vendosëm nëntë destinacione të reja.
"Nga Shkupi janë vendosur linja të reja drejt Barcelonës, Lionit, Dubait, Shtutgardit dhe Amsterdamit, ndërsa nga Ohri drejt bazelit dhe Stambollit", tha Nikollovski, duke shtuar se ky është fluturimi më i rëndësishëm për aeroportin e Ohrit.
Sipas tij, linja ajrore Gjenevë - Shkup është sukses i madh.
"Një numër i madh i diasporës sonë jeton në Zvicër dhe në Francë. Dhe kjo do të thotë shumë për diasporën tonë, deri më tani duhej ta shfrytëzonin aeroportin e prishtinës për të ardhur apo për t'u kthyer përmes fluturimeve konetuese. Edhe fluturimi i dytë është nga Parisi drejt Shkupit, nga aeroporti 'Orli' i cili është vetëm rreth 15 km larg rrugës "Shanselize". Kështu që pres edhe shumë turistë nga Franca të vijnë në Maqedoni dhe ta shfrytëzojnë këtë ofertë. Plotësisht pres edhe linja të tjera gjatë peroudhës në vijim", potencoi Nikollovski.
Ai paralajmëroi se po punon edhe në vendosjen e flutirimeve tejoqeanike.
Ai theksoi edhe se në periudhë prej 10 ditëve janë lëshaur në përdorim tre projekte të mëdha infrastrukturore: rruga e shpejtë Kumanovë-Stracin-Kriva Pallankë, aksi Gradsko-Drenovë nga rruga e shpejtë drejt Prilepit dhe hekurudha Kumanovë-Bellakovcë.
foto: МIА arkivi