• сабота, 22 февруари 2025

Nikollovski: Autostrada Ohër - Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm

Nikollovski: Autostrada Ohër - Kërçovë do të jetë gati deri në fund të vitit të ardhshëm

Ohër, 19 shkurt 2025 (MIA) - Deri në fund të vitit të ardhshëm autostrada Ohër - Kërçovë do të jetë gati. Këtë sot nga Ohri e tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, i cili pati takim me kryesinë e kompanisë "Kostal Maqedoni".

Nikollovski edhe me këtë rast e ceki ndërhyrjen e projektuar keq për ndërlidhjen në autostradë, traseja e së cilës, siç theksoi, kalon përmes ndërtimeve të kategorisë A, nga rajoni i mbrojtur i aeroportit në Ohër, përmes pompave të benzinës, spitaleve, hoteleve, objekteve që nuk mund t'i nënshtrohen shpronësimit. Kjo çështje, siç theksoi, do të zgjidhet me vendim ligjor që është në procedurë miratimi, legjislaturë e cila tashmë është miratuar nga Qeveria dhe javën e ardhshme do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Për problemet me rrëshqitjet e dheut që shpesh u cekën si shkak për zvarritjen e projektit, ai tha se janë angazhuar ekspertë të huaj, ndërsa zgjidhjet që do të ofrohen prej tyre do t'i kumtohen opinionit.

Sa i përket çmimit përfundimtar të ndërtimit të autostradës Ohër - Kërçovë, Nikollovski tha se do të bëjë gjithçka që të mos dilet nga korniza e fundit e projektuar.

Компанијата „Костал Македонија“ е првата компанија што се согласи да го плаќа корпоративниот данок од 15 проценти. Решението помина на Комисијата за економски систем при Владата, истакна дене

Për një pjesë të marrëveshjes me "Behtel dhe Enka" për ndërlidhjen në autostradë nga Trebenishta deri në Qafë Thanë, Nikollovski theksoi se për aksin nga Podmolja deri në Strugë ka ndalesa strikte nga ana e UNESKO-s për ndërtim në pjesën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit, ku potencialisht do të ndodhej aksi përkatës.

Ai tha se muajin e ardhshëm do të ketë tkaim të nivelit të lartë me përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, me kryetarin e komunës së Ohrit dhe me ekspertë, kushtuar kësaj çështjeje.

"Nuk do të shkojmë në kundërshtim tër ekomandimeve të UNESKO-s, statusi i rajonit është mjaft i rëndësishëm kështu që do t'u adaptohemi kërkesave të tyre. Nëse do të jetë zhvendosje e trasesë më në veri, trase tërësisht e re apo prerëse nga Podmolja deri në Strugë si lidhëse e autostradës, do ta diskutojmë këtë. Vetëm këtu nuk dua të kufizohem me afate, por që nga vera, kur do të zbresë aksi nga Vërbjani deri në Ohër, ndërkaq vitin e ardhshëm e tërë autostrada, pasqyra tërësisht do të ndryshojë dhe do të flasim në kushte më të relaksuara", tha ai. ab/

Foto: МIА

Остани поврзан