Nikollovski: Autostradën Gostivar - Bukojçan e ndërtojmë në mënyrë intensive, tashmë kemi çarë 17 kilometra
- Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski kumtoi se autostrada Gostivar - Bukojçan po ndërtohet në mënyrë intensive dhe se 17 kilometra me të cilat anashkalohet "Strazha" e njohur, tashmë janë kryer.
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski kumtoi se autostrada Gostivar - Bukojçan po ndërtohet në mënyrë intensive dhe se 17 kilometra me të cilat anashkalohet "Strazha" e njohur, tashmë janë çarë.
"Aktivitete intensive ndërtimore në autostradën Gostivar - Bukojçan, pjesë e Korridorit 8, aksi Shkup - Strugë - Ohër. tashmë 17 kilometra janë çarë, me të cilat anashkalohet 'Strazha' e njohur. Po e ndërtojmë Msqedoninë!", shkroi Nikollovski në profilin e tij në Fejsbuk ku publikoi edhe video. ab/
Foto: Ministria e Transportit