Nikolloski: Treni urban bëhet realitet, filluan punimet në linjën e parë nga Zelenikova përmes Draçevës, Lisiçes, Kisella Vodës deri në Stacionin e Ri Hekurudhor
- Bëhet realitet projekti Treni urban, me rikonstruimin që filloi në seksionin e parë nga Zelenikova deri në stacionin hekurudhor të Shkupit, ndërsa me aktivitetet e riparimit në seksionin hekurudhor nga Draçeva deri në Ilinden, do të rritet komunikacioni i mallrave.
Shkup, 7 nëntor 2025 (MIA) - Bëhet realitet projekti Treni urban, me rikonstruimin që filloi në seksionin e parë nga Zelenikova deri në stacionin hekurudhor të Shkupit, ndërsa me aktivitetet e riparimit në seksionin hekurudhor nga Draçeva deri në Ilinden, do të rritet komunikacioni i mallrave.
Këtë e deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, pasi me kryeministrin Hristijan Mickoski, drejtorin e NP Infrastrukturë Hekurudhore, Sinisha Ivanovski, dhe kryetarin e Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, inspektuan punimet e ndërtimit të projektit Treni urban në linjën hekurudhore në Draçevë, e cila duhet të lehtësojë transportin e udhëtarëve në kryeqytet.

"Këto janë dy projekte të rëndësishme, i pari ka të bëjë me transportin e mallrave, i cili është zemra e transportit hekurudhor në Maqedoni, duke marrë parasysh vendndodhjen gjeografike dhe rëndësinë që ka për shtetin. Me këtë lëvizje që po fillon të punohet nga Draçeva, direkt do të shkohet në Ilinden, gjegjësisht nuk do të ketë nevojë që trenat e mallrave as ta shmangin këtë pjesë, as ta përdorin me shpejtësi të ulët ose, në variantin më të keq, të hyjnë dhe të kalojnë nëpër qendrën e qytetit, pra nëpër stacionin e ri hekurudhor. Në këtë mënyrë, pres që komunikacioni i mallrave të rritet", deklaroi Nikolloski.

Me projektin e dytë, shtoi zëvendëskryeministri, ideja dhe vizioni për Tren urban po bëhet ngadalë realitet.
"Kemi tre linja. E para, që shkon nga Zelenikova, përmes Draçevës, Jane Sandanski, midis Kisella Vodës dhe Aerodromit dhe Hekurudha e Re, është tashmë po punohet, ndërsa dy linjat e mbetura do të ndërtohen vitin e ardhshëm", paralajmëroi Nikolloski.
Ai theksoi gjendjen që trashëguan, duke deklaruar se pragjet prej druri në hekurudhën që ishin në inspektim, të cilat po zëvendësohen me pragje moderne prej betoni, u instaluan midis viteve 1963 dhe 1969. "Që atëherë nuk janë ndryshuar. Mund ta imagjinoni gjendjen në të cilën e trashëguam vendin, pasi gjatë këtyre viteve pati punë, ndërsa pastaj u ndal dhe po punojmë për herë të parë në vitet 2024-2025, deklaroi zëvendëskryeministri Nikolloski.
Me fazën e parë të Trenit urban, siç paralajmëroi Ivanovski, nga Stacioni Hekurudor Zelenikovë deri në Stacionin Hekurudhor në Shkup do të arrihet për 25 minuta, dhe nga ai në Draçevë për 11 deri në 13 minuta me riparimin e hekurudhës prej 25 kilometra.
Puna në të dy seksionet pritet të përfundojë për gjysmë viti. Kontrata për riparimin e seksionit Draçevë - Ilinden, siç tha Ivanovski, është tre milionë euro, dhe 5.7 milionë euro është vlera e rindërtimit nga Zelenikova deri në qendër të Shkupit.

Linja e dytë e projektit "Treni urban" është në segmentin Ilinden - Miladinovc - Maxhari - Qendër me një gjatësi prej 25 kilometra, dhe linja e tretë nga Stacioni Hekurudhor i Shkupit - Shkupi Veri - Gjorçe Petrov - Stacioni Vollkovë, me një gjatësi prej 18 kilometra. Të tre linjat duhet të jenë gati deri në fund të vitit 2027. Studimi i fizibilitetit nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit parashikon edhe ndërtimin e dy deri në tre stacioneve të reja.
Foto: Ministria e Transportit